MASHT

ZVICRA KONFIRMON MBËSHTETJEN PËR ARSIMIN NË KOSOVË

23 Prill, 2021

Shteti i Zvicrës ka ofruar edhe njëherë mbështetjen e pakursyer për sektorin e arsimit në Kosovë Këtë mesazh e ka përçuar ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly në një takim që ka zhvilluar me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagvci. Në takim, ambasadori ishte i shoqëruar nga zëvendës ambasadorja, znj. Pauline Menthonnex Gacaferri, këshilltarja rajonale, Kathrin Ochsenbein dhe atashe, Gil Bösch.

Ambasadori dhe stafi i tij e uruan ministren Nagavci për detyrën e re dhe shprehën vullnetin për bashkëpunim të mëtutjeshëm me MASHTI. 

Në takim u diskutua për arsimin në përgjithësi me theks të veçantë arsimin profesional dhe dual.Ministrja Nagavci i ka falënderuar për mbështetjen që ka dhënë Zvicra në përkrahje të Kosovës në të gjithë sektorët. Ajo i ka njoftuar për planin e Qeverisë Kurti për arsim që nga fëmijëria e hershme deri tek arsimi i lartë. Ministrja theksoi se një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë është zhvillimi i arsimit profesional dhe dual.

Në takim u diskutua edhe mundësia e bashkëpunimit dhe mbështetjes nga Zvicra në fushën e inovacionit, shkencës dhe hulumtimeve shkencore. Po ashtu, u tha se është e rëndësishme të vazhdohet bashkëpunimi me shtetin zviceran në reformimin e sistemit të shkollave profesionale.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.