MASHT

Shkenca
Departamenti i shkencës dhe teknologjisë

Departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë është pjesë e MASHT që ka për detyrë dhe vizion ekzekutimin e politikave të Qeverisë së Kosovës dhe të MASHT të cilat mëtojnë të krijojnë bazë të mirë infrastrukturore, institucionale dhe financiare për zhvillimin e Shkencës, hulumtimeve shkencore si dhe nxitjen e zhvillimeve dhe aplikimeve moderne teknologjike në ekonominë e Kosovës.

 

Aspekt tjetër i Veprimtarisë së DSHT-së është bashkërendimi i punëve me organet shtetërore dhe publike të Shkencës, siç janë Këshilli Kombëtar i Shkencës, Akademia e Arteve dhe e Shkencës e Kosovës, Institutet e pavarura Shkencore, Universiteti Publik dhe Institutet përbrenda tij si dhe Institucionet tjera publike dhe private që merren me hulumtimet shkencore në fusha të ndryshme. Gjithashtu DSHT kryen edhe këto punë:

 

– Bën alokimin e mjeteve tek furnizuesit publik për hulumtime në interes të publikut brenda dispozitave të përgjithshme nën ligjin e aplikueshëm për financimin e shërbimeve publike në Kosovë;

 

– Planifikon dhe organizon strukturën e institucioneve të larta shkencore dhe arsimore në Kosovë në bazë të nevojave ekonomike e shoqërore të Kosovës;

 

– Bën kontrollimin profesional të Qendrave kombëtare për Shkencë, Teknologji dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në fushën e shkencës, trensferit të teknologjisë dhe kërkimeve shkencore;

 

– Këshillohet dhe koordinon punën me institucionet e arsimit të lartë për të siguruar komunikim dhe bashkëpunim të mirëfilltë në çështjet relevante shkencore;

 

– Mbikëqyrë punën dhe zbatimin e ligjshmërisë në bashkëpunim me departamentin e inspektimit në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në fushën e shkencës dhe zhvillimit teknologjik;

 

– Inicion dhe zhvillon procedurat e nevojshme për ndryshimin e legjislacionit në fuqi por edhe propozon hartimin e legjislacionit të ri dhe akteve të tjera nënligjore;

 

– Ndihmon në vendosjen dhe kultivimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me institucione simotra shkencore në vend dhe jashtë;

 

– Ndihmon institucionet kosovare të arsimit të lartë në procesin e integrimit në Hapësirën Evropiane të hulumtimeve.

 

Në bazë të organizimit të tashëm të departamentit tonë ai ndahet në :

 

– Divizionin e Shkencës dhe
– Divizionin e Teknologjisë.

 

Në kuadër të Aktiviteteve që i ka kryer DSHT në periudhën nga themelimi duhet të përmenden aktivitetet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e departamentit me Institutin Albanologjik, Institutin e Historisë si dhe Institutin Pedagogjik me fokus në zhvillimin e aktiviteteve shkencore, hulumtuese dhe menaxhuese të këtyre Institucioneve. Gjithashtu Departamenti ka zhvilluar aktivitete bashkëpunuese edhe me Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare më qëllim të zhvillimit të bibliotekarisë dhe përhapjes së librit tek masa e gjerë e lexuesve e sidomos tek hulumtuesit dhe shkencëtarët.

 

Gjithashtu në Bashkëpunim me IPAK (Projekti i Partneritetit Kosovë Austri), MASHT ka arritur që të themelojë Bordin e Qendrës për Inovacione dhe Transfer të Teknologjisë (QITT) i cili përbëhet nga 9 anëtarë ndërsa kryesues i bordit është Murteza Osdautaj. Ky Bord ka hartuar dhe miratuar rregulloren e punës së QITT-së, ka organizuar takime të shumta me ekspertë të jashtëm dhe të brendshëm, ndërsa në fillim të korrikut 2008, ka bërë një vizitë studimore në disa Universitete dhe qendra të ngjashme në Austri dhe Çeki me qëllim të fitimit të përvojave si në menaxhim si në veprimtaritë e ndryshme të kësaj fushe.

 

DSHT është në përpjekje të vazhdueshme për inicimin e ndryshimit dhe riamandamentimit të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore si dhe në bashkëpunim me Bordin e QITT-së, të hartojë një dokument strategjik kombëtar për zhvillimet në fushën e inovacioneve, patentave dhe transferit të teknologjisë.

 

– Institucionet Kërkimore Shkencore që janë në varshmëri nga DSHT janë:

 

Instituti Albanologjik i Prishtinës

 

Instituti i Historisë i Kosovës

 

Instituti Pedagogjik

 

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare

 

– Qendra për Inovacione dhe Transfer të Teknologjisë (QITT)

Kontakti

Fidan Kozhani

ud. Udhëheqës i divizionit për shkencë dhe teknologji

fidan.kozhani@rks-gov.net

038/212-584 20123