MASHT

Shkollat promovuese të shëndetit
Programi ”Shkollat Promovuese të Shëndetit “në Kosovë

Shkollat Promovuese e Shëndetit ngrisin kapacitetet e të rinjëve për të vepruar dhe sjellur ndryshime. ShPSh ofrojnë një mjedis,në të cilin të rinjët fitojnë ndjenjën për arritjen e rezultateve, duke punuar me arsimtarët dhe të tjerët.Fuqizimi i të rinjëve me vizionet dhe idetë e tyre mundëson që ata të kenë ndikim në jetën e tyre dhe kushtet e jetësës” (OBSH,1997)

Promovimi shendetesor mund te prezentohet si kombinim i edukimit shendetesor dhe aktiviteteve tjera qe mund ti ndërmerr shkolla per te ruajtur dhe permiresuar shendetin e te gjithe atyre qe gjinden ne të.

 

Historiku në Europë

Koncepti modern i shkolles promovuese te shendetit ka origjinën nga simpoziumi i përbashkët i Organizates Boterore të Shëndetesisë në vitin 1996 dhe grupi skocez per edukim shendetesor i mbajtur ne Skotlande.

Nga viti 1993 deri më tani, 43 vende Evropiane janë anëtarësuar në Rrjetin Evropian të Shkollave Promovuese të Shëndetit. Ky rrjet ështe themeluar ne bashkepunim te OBSH, (Zyra per Evrope, Komisionit Evropian dhe Keshillit te Evropës. Përmes zbatimit të këtij programi edhe Kosova synon të jetë pjesë e këtij rrjeti dhe të përfitoj nga shkëmbimi i përvojave të vendeve të tjera anëtare të rrjetit.

Parimet qe mbeshtesin shkollen promovuese te shendetit jane dizajnuar ne Konferencen e Selanikut ne vitin 1997 ku u kerkua qe te gjitha qeveritre e te gjitha shteteve te Europiane te krijojne kushtet qe parimet si demokracia, barazia, autonomia dhe kompetenca e akcionit , ambienti shkollor, kurrikulumi, trajnimi i arsimtareve , vleresimi i suksesit, bashkepunimi ,(MSH MASHT), Bashkesite (prinderit dhe komuniteti), Qendrushmeria te jetesohen ne praktikë.

 

Historiku ne Kosovë

Ky Program në Kosovë ka filluar me iniciativë të OBSH, UNICEF, IOM dhe më vonë në vitin 2004 u lidh një Marrëveshje Mirëkuptimi në mes të tri Ministrive , MASHT, MSH dhe MMPH. Një partneritet i tille ndërministror ndihmon ne sigurimin se ekspertiza prej ministrive tjera është përdorur per programet te cilat janë shume sektoriale siç është nisma e shkollave promovuese te shëndetit.

Ministria e Arsimit, Shkëncës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinior (MMPH) ne vitin 2004 u pajtuan, të nenshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit (MM) në mënyrë që:

 

(1) të zhvillojnë politikat dhe të sigurojnë bashkëpunim ndërministror në fushën e edukimit shëndetësor dhe promovimit shëndetësor;

 

(2) të promovojnë ambient të shëndoshë shkollor, ku nxënësit mund të përfitojnë njohuri dhe aftësi të reja;

 

(3) të përmirësojnë dhe forcojnë partneritetin ndërmjet shkollës, prindërve dhe komunitetit, dhe të gjitha agjencionet të kenë rol pozitiv në mirëqenien e tyre.

 

Permes kesaj marreveshje u institucionalizua Komiteti nderministror per shkollat promovuese të shëndetit, e më vonë nga Qeveria në shkurt të vitit 2005 punësohet si staf civil koordinatori i cili i koordinon aktivitetet e e Komitetit.

Komitetit më vonë i është bashkangjitur edhe përfaqësuesi i Departamentit të Rinisë nga MKRS (Ministria e Kulturës).Ne perberje te Komitetit jane perfaqesit e Ministrise se Sshendetesise, nje perfaqesues mga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dy perfaqesues nga Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Tteknologhjise (sektori i planprogrameve dhe infrastruktures), nje perfaqesues nga Ministria e Kultures Rinise dhe Sportit dhe perfaqesuesi i Institutit Kombëtar te Shendetesise Publikes dhe perfaqesuesit e Organizates Boterore te Shendetesise, UNICEF-it dhe IOM-it dhe kordinatorja e programit.

 

Edhe pse MKRS ka përfaqësuesin e saj që nga themelimi dhe nuk ka marrë pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit, qe nga 19/07/2007 në baze të shkresës ka deklaruar që do të jenë pjesë e Komitetit Ndërministror me të drejta të barabarta.
Qëllimi i ketij programi është krijimi i një shkolle me planprogram te planifikuar per edukim shëndetësor si dhe ambienti i cili mundeson zgjerimin e pervojave per te mësuar. Pra të krijohet një mjedis gjithëpërfshirës, i pranueshëm dhe miqësor që të arrihet arsimi cilësor në Kosovë.

 

Shkolla promovuese e shendetit është ajo shkollë , ku të gjithë anëtarët e saj dhe bashkësia punojnë bashkarisht që t”i ofrojnë nxënësve përvojë pozitive, me çka promovohet dhe mbrohet shëndeti i tyre. Kjo nënkupton përfshirjen e promovimit shëndetësor ne kurrikulume , krijimin e mjedisit te shëndosh dhe te sigurt, ofrimin e shërbimeve shëndetësore , adekuate dhe kyçjen e familjes dhe bashkësisë se gjerë ne aktivitetet promovuese te shendetit.si dhe arritjen e nje mënyre të shëndoshë për tërë popullatën e shkollës në tërsi.

 

Komiteti ka perfaqësues nga;

 

u Një përfaqësues nga Ministria e shëndetësisë( MSH) Pashk Buzhala

 

u Një përfaqësues nga komisioni për promovim shëndetësor(MSH- IKSHP) dr Ilir Begolli

 

u Një përfaqësues nga MMPH(Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor) Bajram Kadriu

 

u Dy përfaqësues nga MASHT-së, sektori i infrastrukturës Fadile Dyla dhe planprogrameve Rexhep Kastrati

 

u Një përfaqësues nga MKRS Mirushe Emini

 

u Një përfaqësues nga zyra e UNICEF-it , zyra në Kosovë Aferdita Spahiu

 

u Një përfaqësues nga OBSH-ja , zyra në Kosovë Ardita Tahirukaj

 

u Një përfaqësues nga (IOMI), zyra në Kosovë Ruhije Hoxha

 

u Koordinatori për SHPSH Leonora Shala

Kontakti

Leonora Shala

 

Koordinatore e programit për SHPSH

 

Tel: 038 211 – 703

 

leonora.shala@rks-gov.net