Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, me rastin e shënimit të Ditës së Tokës, ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara në hapësirat e sh.f.m.u. “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ku edhe është bërë mbjellja e disa fidaneve dhe prezantimi i një ekspozite me punimet e nxënësve.
Ministrja Nagavci, me këtë rast ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, si një faktor kyç në ruajtjen e shëndetit të njerëzve.
Ndër të tjera, znj Nagavci porositi nxënësit që të mos përdorin qese të plastikës, pasi dekompozimi i tyre zgjatë me vite, ndërsa iu bëri thirrje të gjithëve që të jenë bashkë në aktivitetet që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm më 22 prill.
Last modified: 8 Qershor, 2022