MASHT

ZËVENDËSMINISTRI PUPOVCI U TAKUA ME PËRFAQËSUES TË SHOQATËS PËR TEKNOLOGJI TË INFORMACIONIT DHE TË KOMUNIKIMIT TË KOSOVËS

26 Prill, 2021

Zëvendësministri i Arsimit, z. Dukagjin Pupovci ka pritur sot në takim udhëheqës të Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), të prirë nga drejtoresha e kësaj shoqate, znj. Vjollca Çavolli.

Në këtë takim, ku morën pjesë edhe Ermal Sadiku nga Linkplus IT, Arta Shehu-Zaimi nga LabBox dhe Darsej Rizaj nga Shkolla Digjitale, u bisedua rreth mundësisë për bashkëpunim me synim të avancimit të proceseve edukative dhe arsimore përmes aplikimit të teknologjisë së informacionit.

Zv/ministri Pupovci tha se si shoqëri jemi prapa sa i përket digjitalizimit, pra edhe digjitalizimit në arsim. Ai vuri theksin në rëndësinë e digjitalizimit në të gjitha nivelet e arsimit, si mundësi për zhvillim ekonomik dhe shoqëror.

Zv/ministri theksoi se në programin qeverisës janë paraparë të gjitha pikat e rëndësishme për digjitalizimin e sistemit arsimor. Megjithatë, ai theksoi edhe sfidat e infrastrukturës digjitale në shkolla.

Përfaqësuesit e STIKK folën për nevojën e jashtëzakonshme që ka tregu i punës në Kosovë, por kërkesat edhe nga jashtë vendit, veçanërisht për zhvillues të softuerit.  

Në këtë takim u tha se ka hapësirë për bashkëpunim mes sektorit publik dhe privat, në mënyrë që të mendohet për zgjidhje afatshkurta dhe afatgjata në përgatitjen e fëmijëve dhe të rinjve për tregun e punës.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.