MASHT

U PROMOVUA DORACAKU “MBROJTJA E FËMIJËVE NGA TRAFIKIMI – ROLI I SHKOLLËS”

15 Korrik, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka promovuar sot doracakun për mësimdhënës dhe profesionistë të arsimit “Mbrojtja e fëmijëve nga trafikimi – roli i shkollës”, i cili është përgatitur nga MAShTI dhe me përkrahje të Këshillit të Evropës.

Me këtë rast, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci theksoi se Ministria e Arsimit e ka parim kyç sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve nga çdo dukuri negative dhe ofrimin e një mjedisi të sigurt për ta.

Ministrja foli për rëndësinë e kësaj nisme, e cila synon ndërgjegjësimin e kuadrit arsimor për aspekte të ndryshme të mbrojtjes së fëmijëve në shkolla, ndërsa tha se ky doracak përfshin njohuri rreth mbrojtjes, si dhe metoda të reja për parandalimin e këtij fenomeni, si dhe për riintegrimin e fëmijëve të trafikuar.

“Është detyrë parësore e jona si Ministri dhe Qeveri, por edhe e shoqërisë sonë në tërësi, që të bëjmë maksimumin për ndalimin e tyre”, tha ministrja Nagavci, ndërsa falënderoi Këshillin e Evropës për mbështetjen.

Për rëndësinë e këtij doracaku folën edhe Koordinatori Kombëtar Kundër Trafikimit me Njerëz, Blerim Gashani dhe zv.shefi i Këshillit të Evropës, Tankut Soykan, të cilët theksuan rolin e shkollës si rol kyç në betejën globale kundër trafikimit me njerëz, e ku targetohen edhe fëmijët.

Last modified: 15 Korrik, 2023

Comments are closed.