MASHT

PUBLIKOHEN REZULTATET E TESTIT TË ARRITSHMËRISË – ARRITSHMËRIA E PËRGJITHSHME 52.1 PËRQIND

17 Korrik, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka publikuar sot rezultatet e Testit të Arritshmërisë, sipas të cilave arritshmëria e përgjithshme në test është 52.1 përqind.

Sipas rezultateve të publikuara në të gjitha shkollat e vendit, arritshmëria sipas lëndëve është: Gjuhë shqipe 68.8 përqind, Gjuhë angleze 62 përqind, Histori 55.2 përqind, Gjeografi  49.2 përqind, Matematikë 44.9 përqind, Informatikë 53.4 përqind, Fizikë 42.9 përqind, Kimi 44.4 përqind, Biologji 51.8 përqind.

Gjatë këtij viti, Testit të Arritshmërisë i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasëve të nënta, të cilët kanë qenë të sistemuar në 176 qendra të testimit, respektivisht në 1.867 salla të testimit.

Last modified: 17 Korrik, 2023

Comments are closed.