MASHT

NGA SHTATORI SHTOHEN EDHE 8 DREJTIME NË ARSIMIN DUAL

19 Korrik, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se nga viti shkollor 2023/2024, arsimi dual do të zgjerohet edhe me 8 profile të reja.

Vitin e kaluar për herë të parë ka filluar mësimi dual në 4 shkolla profesionale, me 4 profile në 3 komuna të ndryshme. Falë rezultateve pozitive nga viti i kaluar, vitin e ardhshëm shkollor po e zgjerojmë arsimin dual edhe me 8 profile të reja. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për lidhjen e arsimit me tregun e punës.

Në vitin shkollor 2023/2024 do të ketë gjithsej 12 profile të arsimit dual në 21 shkolla profesionale në 14 komuna të ndryshme.

Përveç profileve Kuzhinier, Asistent i mikpritjes hoteliere (kamarier), Floktar e Murator, tashmë po shtohen edhe këto profile:

-Rrobaqepësi,

-Automekanik,

-Metal përpunues,

-Përpunues i drurit,

-Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit,

-Instalues elektrik,

-Tregti me shumicë dhe pakicë,

-Estetist.

Konkurset për pranimin e nxënësve janë hapur sot dhe do të mbyllen të enjten, më 20 korrik.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit inkurajon nxënësit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi duke u bërë pjesë e këtyre profileve.

Last modified: 21 Korrik, 2023

Comments are closed.