MASHT

Përfundoi punimet Seminari mbarëkombëtar për mësimin plotësues në diasporë

5 Gusht, 2011

Ka përfunduar punimet seminari Mbarëkombëtar me Mësueset/it e Shkollave Shqipe të Mësimit Plotësues (MP) në Diasporë, i shtati me radhë, i cili këtë vit ka zhvilluar punimet në Prishtinë.

Ky seminar lëvizës, i cili mbahet nëpër trevat ku jetojnë shqiptarët, është organizim i përbashkët i Ministrisë së Arsimit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Gjatë këtyre ditëve, sa u mbaj seminari, rreth 100 mësues nga të gjitha trevat shqiptare që jetojnë e veprojnë në mërgim, shfaqën idetë dhe pikëpamet e tyre në funksion të fuqizimit dhe të krijimit të një ambienti të mirë edukativo-arsimor për fëmijët tanë jashtë atëdheut.

Qëllimi i mësimit plotësues në diasporë është që fëmijëve dhe të rinjve tanë në mërgim, t’u ofrohen informacione bazë pë gjuhën kulturën, traditën dhe historinë e kombit tonë ndër shekuj, dhe krahas kësaj, lehtësimi i integrimit të tyre në mjediset ku ata tashmë jetojnë.

Gjatë 4 ditëve janë shtjelluar tema nga më të ndryshmet, që e bëjnë këtë seminar cilësor dhe të dobishëm për zhvillimin e suksesëshëm të MP, në diasporë.

Seminaristët i ka vizituar dhe ka mbajtur fjalë hyrëse edhe ministri i arsimit Ramë Buja, i cili duke folur për rëndësinë e mësimit të gjuhës amë tha .”Ata që e dinë mirë gjuhën amë, me lehtësi do ta mësojnë gjuhën e mjedisit ku jetojnë e veprojnë. Njëkohëshit do ta kenë më të lehtë integrimin e tyre kur të kthehen”.

Temat që u shtjelluan në seminar janë: Shkolla Shqipe në diasporë aktualisht dhe kahet e zhvillimit të saj, Pasqyrimi i rolit të diasporës në programet e historisë së popullit shqiptar në arsimin paraunivrsitar – klasa 9 dhe 12,
Trashëgimia kulturore përmes njohjes konkrete të vlerave kombëtare, Vështirëistë e nxënësve gjatë mësimit plotësues në gjuhën shqipe, Shqiptarët në hapësirë dhe kohë, Focimi i partneritetit mësues-prind gjatë programit të intgruar të mësimit shqipnë diasporë, Vështrim në kontekst SHSHMP në diasporë- a është multikultura, gjithnjë interkulturë-, Funksioni dhe rëndësia e mësimit të gjuhës dhe kulturës së origjinës, Kategori gjeografike të Atdheut në funksion të identitetit, Zhvillimi i aftësive komunikuese nëpërmjet trajtimit të disa krijimeve folklorike shqiptare , Zotimi i veçorive fonetike dhe morfosintaksore të gjuhës shqipe dhe aftësimi i nxënësve për të punuar me tekste letrare dhe joletrare, Rrënjët historike perëndimore të arsimit shqiptar, Kërkim historik në funksion të mësimit global dhe nacional, Përvojë nga puna me parashkollorët, Interpretimi historik dhe veqorite e tij, Përdorimi i trgueseve cilsorë për vlerësimin e një ore mësimi, etj.

Gjatë këtyre ditëve, përveq temave të përmendura, u fol edhe për rëndësinë e revistës “Mësuesi”, i cili është organ i Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, revistë që u vlerësua si shumë e rëndësishme në kontekstin e zhvillimit të MP në diasporë.

Në fund të seminarit, pjesëmarrësit u pajisën me certifikata. Pjesëmarrësit, poashtu, plotësuan një fletëvlerësim për ecuritë e punës dhe kahet e zhvillimit të seminarit për mësimit plotësues në diasporë.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.