MASHT

NJOFTIM

13 Dhjetor, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka nënshkruar vendimin e përfituesve të bursës master për Top 150 universitetet më të mira në botë, sipas listës Shanghai 2023.

MAShTI do të ndajë nga 7 mijë euro për 13 studentët përfitues të cilët janë përzgjedhur këtë vit.

Ky është viti i tretë me radhë që MAShTI po mbështet studentët të cilët studiojnë në universitete më prestigjioze në botë.

Afati i ankesave për palët e pakënaqura është 7 ditë pas publikimit të rezultateve.

Ankesat duhet të adresohen në Komisionin për ankesa të nënpunësve publik dhe ankesave tjera në MAShTI.

Lista e plotë e përfituesve: https://masht.rks-gov.net/vendim-per-perfitues-te-bursave-master-ne-top-150-universitetet-me-te-mira-ne-bote/

Last modified: 13 Dhjetor, 2023

Comments are closed.