MASHT

NËNSHKRUHET MEMORANDUM MIRËKUPTIMI PËR RRITJEN E NDËRGJEGJËSIMIT PËR MIRËQENIEN E KAFSHËVE DHE MBROJTJEN E MJEDISIT

6 Shtator, 2023

Koordinimi i përpjekjeve për të shumëfishuar ndikimet e veprimeve, masave dhe projekteve të ndërmarra për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për tema si mirëqenia e kafshëve dhe mbrojtja e mjedisit, është qëllimi i Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe organizatave Joqeveritare Vier Pfoten Kosova dhe Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve.

Përmes këtij Memorandumi synohet të ndihmohen aktivitetet edukative shkollore dhe jashtëkurrikulare, që gjeneratat e reja të jenë shumë më të ndërgjegjësuara për mjedisin, kafshët e egra, kafshët shoqëruese dhe qentë endacakë.

Palët nënshkruese të Memorandumit janë zotuar të bashkëpunojnë për ofrimin e sesioneve edukative dhe trajnuese mbi tema të mirëqenies së kafshëve dhe edukimit mjedisor në shkolla, si dhe jashtë objekteve shkollore.

Ndër të tjera, Memorandumi synon identifikimin e zgjidhjeve potenciale afatgjata për të përmirësuar edukimin në lidhje me mirëqenien e kafshëve, mbrojtjen e mjedisit, dhe shmangien e rrezikut potencial për fëmijët dhe qytetarët nga kafshët endacake.

Last modified: 6 Shtator, 2023

Comments are closed.