MASHT

MIRATOHET TEKSTI MËSIMOR PËR DIASPORËN “GJUHA SHQIPE DHE KULTURA SHQIPTARE”

30 Shtator, 2021

30 Shtator 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar Urdhërin e përbashkët për miratimin e tekstit mësimor për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I.

Ky urdhër është nëshkruar edhe nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi dhe ministri i Shtetit për Diasporën i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko, sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes dy vendeve për organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë.

Teksti, i cili është renditur i pari në listën fituese të konkursit për tekstin mësimor “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I, është teksti i përbashkët i shtëpisë botuese “Albas” (Shqipëri) dhe shtëpisë botuese “Dukagjini” (Kosovë).

Ky tekst do të përdoret për mësimin plotësues në gjuhën shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë.

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.