Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci bashkë me anëtarë të tjerë të Kabinetit kanë pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, dhe përfaqësuesit e kompanisë ndërkombëtare Tetra Pak.
Me këtë rast diskutuan për rëndësinë e ofrimit të ushqimit të shëndetshëm për nxënësit në shkolla.
Ministrja Nagavci i informoi për Udhëzuesin për Planifikimin e Ushqyerjes në Institucionet Parashkollore në Kosovë i hartuar në vitin 2022 i cili synon marrjen e mjaftueshme të energjisë dhe lëndëve ushqyese për fëmijët.
Ministrja tha se jemi duke punuar shumë me institucionet e linjës në hartimin e dokumenteve dhe promovimin e ushqyerjes së shëndetshme në shkolla.
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund foli për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm në institucionet arsimore, ndërsa shtoi se komuna e Prishtinës është një model i mirë sa i përket ofrimit të ushqimit për nxënës.
Edhe Drejtoresha e kompanisë Tetra Pak, Tamara Bullock tha se është shumë e rëndësishme që në institucionet arsimore të ofrohet ushqim i shëndetshëm.
Last modified: 29 Shkurt, 2024