MASHT

U MBAJT TAKIM INFORMUES PËR ECURINË E PROGRAMIT “ARTI NË SHKOLLA”

26 Janar, 2024

Zëvendësministri Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, mbajtën takim informues me përfaqësues të komunave, Drejtorive Komunale të Arsimit dhe të Kulturës, departamenteve të ministrive përkatëse, kordinatorë të programit, organizatave, drejtorë të shkollave dhe mësimdhënës, ku folën për ecurinë e programit “Arti në shkolla” në fazat paraprake dhe zgjerimin e tij në fazën e tretë te realizimit.

Zëvendësministri Kelmendi me këtë rast tha se, programi “Arti në shkolla” ka filluar të jetësohet tetë muaj më parë, me synimin që të shtrihet në të gjitha komunat, si një program i veçantë i dedikuar për nxënësit dhe mësimdhënësit e nivelit parauniversitar, duke ngërthyer një partneritet të gjerë me komunat, shkollat, institucionet qendrore dhe lokale të arsimit, kulturës dhe me shoqërinë civile.

Kelmendi tha se, Ministria e Arsimit është duke bërë përpjekje që të fuqizojë artin në shkolla e Kosovës dhe gjithmonë është e gatshme për të bashkëpunuar dhe bashkërenduar përpjekjet me të gjithë partnerët që punojnë në këtë fushë.

Ndër të tjera, Kelmendi theksoi se programi “Arti në Shkolla” do të vendosë në qendër nxënësin si krijues dhe si pjesëmarrës aktiv në aktivitete kulturore, ndërsa përgëzoi DKA-të dhe shkollat për kontributin dhe angazhimin për jetësimin e këtij programi.

Last modified: 29 Shkurt, 2024

Comments are closed.