MASHT

Telegram ngushëllimi

24 Janar, 2024

Me pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ndërruar jetë profesori, njëherit kontribuesi shumëvjeçar në fushën e arsimit në Republikën e Kosovës, Dr. Moshe Landsman.

Profesori Landsman kishte më shumë se dy dekada që e vizitonte Kosovën, duke ofruar një kontribut të gjerë, intensiv dhe të vazhdueshëm për arsimin, me theks të veçantë kontributin e tij në themelimin e Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2001.

Themelimi i Departamentit të Psikologjisë në periudhën e pasluftës në Kosovë, ishte ngjarje tepër e rëndësishme në aspektin e trajtimit të shëndetit mendor të qytetarëve dhe faktor jetik për zhvillimin e kuadrove profesionale, për ofrimin e shërbimeve në fushën e psikologjisë.

Profesori Landsman ka kontribouar edhe në përkrahjen e vazhdueshme të stafit profesional për ofrimin e shërbimeve për personat e prekur nga autizmi, ndërsa me angazhimin e tij të pandalshëm ka ngritur qendra që ofrojnë programe për shëndetin mendor dhe mbështetje kognitive, psikologjike dhe psikiatrike, në shërbim të njerëzve, të të gjitha moshave.

Në emër të MAShTI-t, shpreh ngushëllime të sinqerta për humbjen e njeriut i cili dha gjithçka për vendin tonë dhe me punën e tij mori rrugën e duhur një nga departamentet më të rëndësishme të arsimit! Pushoftë në paqe profesor Landsman!

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Last modified: 29 Shkurt, 2024

Comments are closed.