MASHT

MINISTRJA NAGAVCI PREZANTOI PUNËT E REALIZUARA GJATË MUAJIT KORRIK DHE ATO TË CILAT JANË NË PROCES TË REALIZIMIT

15 Gusht, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, në konferencën për media ka njoftuar se në bazë të Udhëzimit Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor 2023/2024, parashihet që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator, derisa detajet konkrete në lidhje me furnizmin e nxënësve me tekste shkollore do të bëhen publike gjatë ditëve në vijim.

Ministrja Nagavci po ashtu bëri të ditur se këtë vit shkollor arsimi dual do të zgjerohet edhe me 8 profile të reja, duke bërë që sistemi dual të jetë i aplikueshëm në gjithsej 12 profile, në 21 shkolla profesionale, në 14 komuna të ndryshme të Kosovës.

Ndërsa, sa i përket krijimit të infrastrukturës së nevojshme për personat me nevoja të veçanta, ministrja Nagavci tha se, për herë të parë në Kosovë do të bëhet furnizmi me pajisje për krijimin e sintezës vokale në gjuhën shqipe, e cila do të përmirësojë cilësinë në arsim dhe do të tejkalojë barrierat me të cilat ballafaqohen personat e verbër në Kosovë.

Ministrja Nagavci gjithashtu ka folur edhe për ndarjen e mjeteve për tekste shkollore për nxënësit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, miratimin e Programit Kombëtar i Shkencës 2023-2028 nga ana e Qeverisë, përmbushjen e zotimit për ndërtimin e çerdheve të reja, respektivisht ndërtimin e çerdhes në Fushë Kosovë, në Batllavë të Podujevës dhe në Shtime, si dhe përmirësimin e infrastrukturës ligjore e cila do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë në arsim.

Last modified: 15 Gusht, 2023

Comments are closed.