MASHT

Aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore

25 Gusht, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur platformën për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore. Mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.

Aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore mund ta bëni në Platformën E-Kosova deri në fund të muajit shtator.

Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

Në shërbimin tuaj janë edhe numrat e telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth mënyrës së aplikimit: 0800 30 900 si dhe emaili: libri@rks-gov.net

MASHTI këtë vit shkollor do të sigurojë tekstet e reja për nxënësit e klasave 1-5, ndërsa për nxënësit e klasave 6-9 do të jenë në dispozicion tekstet e vitit paraprak. Për klasat 6-9, tekstet tashmë ndodhen në shkolla, dhe do t’u ndahen nxënësve sapo të fillojë mësimi.

Për secilin nga nxënësit filloristë (klasa 1-5), në total do të ndahen nga 80 euro, 50 euro për tekstet shkollore dhe 30 euro për mjetet mësimore. Ndërsa për nxënësit e arsimit në nivelin e mesëm të ulët (klasat 6-9) të cilët i kanë librat të siguruar nga viti paraprak, do të ndahen nga 30 euro për mjetet mësimore.

MASHTI do ta përcjell procesin e aplikimit me shumë vëmendje dhe do ta adresojë secilën sfidë që paraqitet, si në aspekt teknik e poashtu edhe përmbajtësor.

Në bashkëpunim me DKA-të dhe shkollat, do të sigurohemi që të gjithë fëmijët të jenë të pajisur me tekste shkollore.

Suksese!

Last modified: 25 Gusht, 2023

Comments are closed.