MASHT

Hapet konkursi për regjistrimin e 50 kandidatëve për nivelin e 5-të të kualifikimit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”

28 Gusht, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teiknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), respektivisht Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, ka shpallë konkurs për regjistrimin e kandidatëve të gjeneratës së gjashtë për nivelin e 5-të të kualifikimit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”.

Sipas konkursit të shpallur do të pranohen gjithsej 50 kandidatë në Gjilan me komunat: Kamenicë, Viti dhe Novobërd, dhe në Gjakovë me komunat: Rahovec, Deçan dhe Junik.

Për regjistrimin e kandidatëve për nivelin e 5-të sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK), për vitin shkollor 2023/2024, mund të konkurrojnë kandidatët, të cilët e kanë mbaruar arsimin e mesëm të lartë dhe janë më të vjetër se 18 vjeç.

Kualifikimi do të ofrohet në dy grupe: në një institucion arsimor në Gjilan, dhe në një institucion arsimor në Gjakovë. Ndërsa, baza e ofrimit të kualifikimit është Qendra e Kompetencës në Ferizaj si institucion i akredituar nga organizata angleze e kualifikimeve ndërkombëtare, Pearson.

Paraqitja e dokumenteve bëhet prej datës 28 gusht deri 08 shtator 2023 në Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur.

Detajet i gjeni në këtë link: https://masht.rks-gov.net/shpallje-konkursi-2/

Last modified: 28 Gusht, 2023

Comments are closed.