MASHT

Ministrja Nagavci po qëndron për vizitë zyrtare në ShBA

4 Nëntor, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, me kërkesë në CODE.org po merrë pjesë në Konferencën CSEdCon në Las Vegas, në mesin e më shumë se 400 pjesëmarrësve të tjerë nga gjithë bota.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka theksuar se, në Kosovë nga java e ardhshme do të fillojë të implementohet iniciativa globale e quajtur Ora e Kodimit.

Ministrja Nagavci ka thënë se, gjatë javës së Orës së Kodimit nxënësit do të përgatiten e nxiten drejt mësimit të kodimit, ku shkollat dhe qendrat partnere do të organizojnë kurse të kodimit, projekte, prezantime e sesione informuese rreth kodimit, inteligjencës artificiale e shkencave kompjuterike.

Iniciativa Globale e quajtur Ora e Kodimit do të implementohet në dy muajt e ardhshshëm ku do të përgatisë e nxisë nxënës/ drejt mësimit të kodimit. Po ashtu, do të ketë shumë aktiviteteve të tjera krijuar vetëm për ta dhe avancimin e tyre.

Last modified: 4 Nëntor, 2023

Comments are closed.