MASHT

MASHTI LIRON NGA PAGESA E BANIMIT DHE USHQIMIT DISA KATEGORI TË STUDENTËVE

30 Tetor, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, me qëllim të mbështetjes dhe asistencës së disa kategorive të studentëve, ka nënshkruar vendimin për lirimin nga pagesa e banimit në konvikte dhe ushqimit në mensë, për disa kategori të studentëve të cilat janë sistemuar në Qendrës së Studentëve në vitin akademik 2023/24.

Përmes këtij vendimi do të lirohen nga të gjitha detyrimet për pagesë këto kategori: studentët- fëmijë të dëshmorëve, studentët-fëmijë të invalidëve të luftës, studentët e familjeve përfituese të asistencës sociale dhe studentët me nevoja të veçanta.

Gjithashtu, nga pagesa e banimit në konvikte në QS do të lirohen edhe studentët të clët janë pjesë e Parlamentit Studentor të UP-së, si dhe njëri nga dy studentët, të cilët vijnë nga e njëjta familje.

Detajet i gjeni në vendim: https://bitly.ws/YVvF

Last modified: 30 Tetor, 2023

Comments are closed.