MASHT

MINISTRJA NAGAVCI PO MERR PJESË NË FORUMIN BOTËROR TË EDUKIMIT NË LONDËR

11 Maj, 2023

Me ftesë të Sekretares së Shtetit për Arsim në Mbretërinë e Bashkuar, Gillian Keegan, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, po merr pjesë në Forumin Botëror të Edukimit në Londër.

Tema e Forumit këtë vit është “Të ushqyerit e kulturës së të nxënit adaptues dhe të qëndrueshëm”, duke synuar arsim më të fortë e më cilësor kudo.

Në kuadër të Forumit, ministrja ka zhvilluar takime me homologë të shteteve të ndryshme, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave qe punojnë në fushën e arsimit, shkencës dhe inovacionit.

Në Forumin Botëror të Edukimit në Londër, çdo vit mblidhen ministra të arsimit dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave arsimore nga 118 vende të botës.

Ky Forum, është një platformë e shkëlqyer për nxitjen e bashkëpunimit të nivelit të lartë mes palëve që formësojnë sistemet edukativo-arsimore në tërë globin.

Last modified: 11 Maj, 2023

Comments are closed.