MASHT

MINISTRJA NAGAVCI NË VIZITË ZYRTARE DYDITORE NË DUBAI

17 Dhjetor, 2021

17 Dhjetor 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka qëndruar në vizitë zyrtare dyditore në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të aktiviteteve të “Expo Dubai 2020” që i kushtohen arsimit të lartë.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Nagavci ka pasur takime të ndara me ministrin e Arsimit, Hussain bin Ibrahim Al Hammadi, si dhe ministren e Shtetit për Teknologjinë e Avancuar, Sarah bint Yousif Al Amiri.

Në këto takime është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit, veçanërisht të arsimit të lartë, por edhe në fusha të tjera që mbulojnë këto ministri, si shkenca, teknologjia dhe inovacioni.

Ministrja Nagavci ka folur për gjendjen në arsimin e Kosovës, ndërsa ka përmendur edhe të arriturat e fundit në krijimin e mundësive të reja për sudiuesit dhe inovatorët që të kenë çasje në programe të rëndësishme si “Horizon Europe”.

Ministrja Nagavci dhe ministrat Hussain bin Ibrahim Al Hammadi dhe Sarah bint Yousif Al Amiri, u dakorduan që të vazhdojnë punën në krijimin e bashkëpunimeve të reja mes dy vendeve.

Nagavci ka takuar edhe përfaqësues të shteteve si Shqipëria, Zvicra, Kroacia, Mali i Zi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shtete të tjera që janë pjesë e këtij panairi.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Nagavci ka vizituar edhe panairin botëror “Expo Dubai 2020”, i cili mbahet në periudhën nga 1 tetori 2021 deri më 31 mars 2022, ku Kosova po merr pjesë për herë të parë dhe ndër temat e prezantimit është edhe arsimi dhe inovacioni. Në këtë ekspozitë marrin pjesë rreth 190 shtete nga e gjithë bota me më shumë se 25 milion vizitorë.

Last modified: 6 Qershor, 2022

Comments are closed.