MASHT

MINISTRET NAGAVCI DHE KUSHI NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN PËR ABETAREN E RE TË PËRBASHKËT KOSOVË-SHQIPËRI

21 Dhjetor, 2021

21 Dhjetor 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, priti në takim ministren e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi me bashkëpunëtorë, me ç’rast nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për Abetaren e re të përbashkët unike Kosovë-Shqipëri.

Të dy ministret e Arsimit theksuan përkushtimin për të mundësuar që Abetarja e re të jetë në përdorim për nxënësit e të dy vendeve nga viti shkollor 2022/23 për nderë të 110 vjetorit të Pavarësisë.

Ministret Nagavci dhe Kushi falenderuan grupin punues të të dy ministrive për punën që kanë bërë për të finalizuar Marrëveshjen e nënshkruar, ndërsa u zotuan se i tërë procesi për Abetaren e re do të jetë transparent dhe i barabartë.

Ministrja Nagavci shprehu kënaqësinë e saj të veçantë për zyrtarizimin e Marrëveshjes për përdorimin e një Abetare të përbashkët për të gjithë voglushët shqiptarë, e cila do të jetë cilësore.

Nagavci po ashtu theksoi se, gjatë vizitës që kishte në mujin qershor në Shqipëri, diskutuan për obligimet që kanë si instutucione të arsimit në mënyrë që të jenë në hap me kërkesat e qyterarëve të të dy vendeve.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci tha se si ministre të Arsimit, janë të përkushtuara që të ketë bashkëpunim të shtuar edhe në aktivitete të tjera të përbashkëta kulturore e sportive.

Ndërsa, ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi tha se, nuk e kishte menduar që vizita e saj zyrtare në Prishtinë do të përkonte me një moment kaq emocionues dhe kaq krenar, siç është nënshkrimi i Marrëveshjes për Abetaren e përbashkët unike për të dyja vendet tona.

Kushi me këtë rast tha se, jemi në një kontekst të ri social, kulturor, kemi një Kurrikulë të re të bazuar në kompetenca, zhvllim të metodave të mësimdhënies dhe zhvillim të teknologjisë dhe revolucionit digjital, të cilat janë argumente që na qojnë drejt hartimit të një Abetare të re të përbashkët unike, më të mirë se abetaret e deritanishme ekzistuese.

Ministrja Kushi foli edhe për Marrëveshjen e përbashkët të nënshkruar në Elbasan për lehtësimin e procedurave dhe shkurtimin e afateve për njohjen e diplomave, kualifikimeve dhe gradave shkencore të studiuesve nga të dyja vendet, si dhe për promovimin e librit për gjuhën dhe kulturën shqiptare për diasporën.

Kosova dhe Shqipëria që nga viti 2012 kanë pasur Abetaren e përbashkët, e cila është ende në përdorim në sistemin arsimor të Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, ministret Nagavci dhe Kushi do të marrin pjesë edhe në koncertin e shkollave të muzikës nga Kosova dhe Shqipëria, i cili mbahet në Sallën e koncerteve të shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.

Last modified: 6 Qershor, 2022

Comments are closed.