MASHT

ËSHTË THEMELUAR KOMITETI KËSHILLUES PËR EDUKIM NË FËMIJËRINË E HERSHME

15 Dhjetor, 2021

15 Dhjetor 2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka themeluar Komitetin Këshillues për Edukim në Fëmijërinë e Hershme, i cili përbëhet nga akterë relevantë të përfshirë në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme (EFH) dhe do të funksionojë si trup këshillëdhënës.

Ky Këshill ka për qëllim ofrimin e një forumi gjithëpërfshirës dhe ndërsektorial  për t’a lehtësuar komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet palëve të interesit dhe për t’a ndihmuar MAShTI-n në zhvillimin dhe implementimin e duhur të politikave në edukimin e hershëm.

Përmes këtij Komiteti, Ministria e Arsimit synon që të sigurojë zhvillim në edukimin në fëmijëri të hershme  dhe t’i adresojë nevojat që ka ky nivel i edukimit. Në këtë drejtim, MAShTI do të bëjë rishikimin e mandatit të KKEFH dhe TOR çdo dy (2) vjet.

Duke qenë se të gjithë fëmijët meritojnë mundësi të barabarta në edukim dhe aftësim, pavarësisht ku dhe kur kanë lindur, ministrja Arbërie Nagavci ka aprovuar vendimin për themelimin e KKEFH.

Përgatitja e fëmijëve për shkollë është faktor i rëndësishëm për futjen e tyre në sistemin arsimor, prandaj MAShTI synon përmirësimin e cilësisë së standardeve për të gjithë fëmijët e moshës 0 deri 6 -vjeçare.

Last modified: 6 Qershor, 2022

Comments are closed.