MASHT

MINISTRJA NAGAVCI MORI PJESË NË TAKIMIN E KOMITETIT PËRCJELLËS TË KESE PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

29 Mars, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në takimin e Komitetit për përcjellës të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (KESE) për Ballkanin Perëndimor.

Në hapjen e këtij takimi, ministrja Nagavci përmendi faktin se viti 2023 është shpallë Viti Evropian i Shkathtësive, ndërsa citoi Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyden, e cila ka thënë se investimi në edukimin profesional dhe rikualifikimin e njerëzve është nevojë imediate.

“Këto shkathtësi duhet të ndërlidhen qartë me aspiratat e njerëzve, në mënyrë që të zhvillohet më tej rritja ekonomike dhe avancimi shoqëror në Evropë dhe në rajonin tonë”, tha ministrja, ndërsa përmendi faktin se po punohet në avancimin e mësimit dual, i cili tashmë është filluar në disa profile.

Në këtë drejtim, ministrja Nagavci foli për disa nga synimet dhe objektivat që janë pjesë e Planit Strategjik për Arsimin 2022-2026, duke përfshirë këtu edhe zhvillimin në fëmijërinë e hershme, si një nga komponentet e rëndësishme. Tema të këtij takimi ishin edhe gjendja e dialogut social dhe dhënia e hapësirës qytetare në Kosovë, për të cilat foli edhe ministrja Nagavci.

Ajo tha se, shoqëria civile ka qenë e përfshirë në të gjitha proceset e deritanishme në arsim, ndërsa i ftoi për bashkëpunim edhe më të shtuar të gjithë ata që mund të kontrobuojnë për politika më të mira në arsim dhe në implementimin e tyre.

Ministrja Nagavci, gjithashtu, përmendi kontributin dhe mbështetjen e partnerëve zhvillimorë, të cilët ndihmojnë në arritjen e objektivave në arsim, ndërsa theksoi se edhe ky takim me përfaqësim kaq të pasur të shumë palëve relevante nga Kosova, rajoni dhe Evropa, tregon përkushtimin e të gjithëve për ta zhvilluar më tej demokracinë dhe shoqëritë tona.

Last modified: 29 Mars, 2023

Comments are closed.