MASHT

Ministrja Nagavci mori pjesë në shqyrtimin e Projektligjit për Tekste Shkollore

16 Prill, 2024

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në takimin e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, për shqyrtimin e projektligjit nr 08/L-207 për Tekste shkollore, me të gjitha ndryshimet e propozuara.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit kaluan të gjitha amandamentet e këtij Projektligji.

Risitë në Projektligjin për Tekste shkollore:

-Aplikimi me dorëshkrime drejtpërdrejt nga Autorët dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme përmes ngritjes së kapaciteteve;

-Sigurimi i recensentëve kompetentë e llogaridhënës që do t’i nënshtrohen programit të ngritjes së kapaciteteve dhe në fund, procesit të certifikimit;

-Pilotimi i teksteve shkollore gjatë përgatitjes teknike që i paraprinë vendimit për botim;

-Rishikimi i vazhdueshëm të teksteve shkollore, të hapur për komente nga të gjithë akterët relevantë dhe përgjatë gjithë vitit;

-Në linjë me qëllimin tonë strategjik të digjitalizimit në arsim, me këtë Projektligj kemi rregulluar edhe mundësitë për ofrimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore digjitale.

Ky projektligj, paraqet legjislacionin thelbësor për sigurimin e cilësisë në arsim në Republikën e Kosovës dhe është shumë i rëndësishëm sa i përket arritjes së synimeve për sigurimin e teksteve cilësore për fëmijët tanë.

Pas miratimit të amandamenteve të Projektligjit në Komisionin për Arsim, i njejti u procedua për shqyrtim tek komisionet e përhershme parlamentare.

Last modified: 16 Prill, 2024

Comments are closed.