MASHT

MAShTI hap konkurs për 33 inspektorë

11 Prill, 2024

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur konkurs për pranimin e 33 inspektorëve të arsimit nga 7 rajonet e Kosovës Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë.

Afati për aplikim do të jetë deri më datë 5 maj 2024.

Inspektorati i arsimit deri tani ka funksionuar me vetëm 26 inspektorë të cilët mbulojnë të gjitha Komunat e Republikës e Kosovës. Vendimi për shtimin e numrit të inspektorëve për 33, është hap i rëndësishëm në funksion të qëllimit tonë për rritjen e cilësisë në arsim.

Rekrutimi i inspektorëve do të bëhet sipas fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë.

MAShTI fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në këtë konkurs.

Detajet i gjeni në këtë link: https://masht.rks-gov.net/konkurs-inspektor-i-arsimit/

Last modified: 11 Prill, 2024

Comments are closed.