MASHT

MINISTRI LIKAJ DHE PËRFAQËSUESIT E SBASHK-UT BISEDUAN PËR PËRGATITJET PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR

2 Shtator, 2020

02 Shtator 2020

Në vazhdën e konsultimeve të rregullta për fillimin e vitit të ri shkollor në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ministri Ramë Likaj takoi sot përfaqësuesit e SBAShK të udhëhequr nga kryetari, Rrahman Jasharaj.

Në takim u diskutuan përgatitjet që po bëjnë institucionet arsimore për fillim të suksesshëm të vitit të ri shkollor 2020/2021.Përfaqësuesit e SBAShK-ut shprehën interesim për kujdes të shtuar për mbrojtjen shëndetësore të mësimdhënësve në gjendje të rënduar shëndetësore, si dhe për procesin e testimit të një mostre të caktuar të mësimdhënësve para fillimit të vitit shkollor.Ndërsa, ministri Likaj, ndër të tjera, i informoi përfaqësuesit e SBAShK-ut për pakon e masave të Qeverisë për mbështetjen e komunave për krijimin e kushteve për fillim të vitit të ri shkollor.Ministri Likaj dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut u dakorduan që të vizitojnë një numër të shkollave për të parë për së afërmi nivelin e përgatitjeve të institucioneve arsimore.Kryetari i SBAShK, Rrahman Jasharaj, e falënderoi ministrin Likaj për përkrahjen dhe bashkëpunimin për vit të mbarë shkollor.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.