MASHT

Ministri Bajrami u prit nga ministri i Arsimit dhe Shkencës i Estonisë

12 Nëntor, 2015

Pas vizitës zyrtare në Letoni, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka udhëtuar për vizitë në Estoni, ku sot ai është pritur nga ministri i Arsimit dhe Shkencës i Estonisë, z. Jurgen Ligi.

Gjatë këtij takimi është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit, sidomos në arsimin e lartë dhe në arsimin profesional.

Ministri Bajrami mori konfirmimin e ministrit Ligi se do ta mbështesin Kosovën për anëtarësim në Bolonjë, konfirmim që e ka marrë dje edhe nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës e Letonisë.

Të dy ministrat u shprehën të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha të arsimit, në shkëmbimin e profesorëve dhe studentëve, në arsimin profesional, në projekte të përbashkëta për aplikim në fondet e Bashkimit Evropian për arsim dhe shkencë. Ky bashkëpunim do të konkretizohet  përmes një marrëveshje që do të nënshkruhet nga dy ministrat. 

Ministri Bajrami, nesër do të vizitojë edhe disa universitete në Estoni, ku do të kërkojë bashkëpunimin e tyre me universitetet e Kosovës. 

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.