MASHT

Ministri Bajrami priti ministren për Dialog znj. Edita Tahiri dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Luginës së Preshevës, z. Jonuz Musliu

19 Tetor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur në takim ministren për Dialog në Qeverinë e Kosovës, znj. Edita Tahiri dhe  kryetarin e Këshillit Kombëtar të Luginës së Preshevës,  z .Jonuz Musliu,  me ç`rast  biseduan për  çështjen e teksteve  shkollore dedikuar  nxënësve shqiptarë  të Luginës së Preshevës.

Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë, që nga fillimi i vitit të ri shkollor 2015/16, i ka nisur tekstet shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës,  ndërsa edhe sot e kësaj  dite, kanë mbetur në terminalin doganor në Preshevë. 

Ministri Bajrami tha se po vazhdon të kërkojë zgjidhje të kësaj çështjeje në rrugë legale, që nxënësit atje të pajisen me tekste shkollore njësoj siç po ndodhë edhe me nxënësit serb në Kosovë, të cilët gjithashtu marrin tekste nga Serbia. 

Z. Musliu vuri në theks dëmin që po e pësojnë nxënësit shqiptarë, të cilët sipas tij, edhe këtë vit e kanë filluar me tekste të stërvjetëruara.

Ministri Bajrami dhe ministrja Tahiri, gjithashtu, e njoftuan z. Musliu se për këtë çështje kanë biseduar edhe me palën serbe, por edhe me  faktorët relevant në Bruksel, nga të cilët kanë kërkuar mbështetje për zgjidhjen e kësaj çështjeje. 

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.