MASHT

Ministri Bajrami bisedoi për përkrahjen institucionale të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptianë

19 Tetor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami vizitoi Organizatën Joqeveritare “The Ideas Partnership”, ku mësojnë fëmijët e komunitetiteve romë, ashkalinj dhe egjiptianë, ku është biseduar për mundësinë e përkrahjes më të madhe institucionale sa i përket integrimit të plotë të fëmijëve të këtyre komuniteteve në shkolla.

Ministri Bajrami tha se, MAShT është shumë e interesuar që të bëjë integrimin e nxënësve, të cilët janë jashtë shkolle, në mënyrë që asnjë fëmije të mos i mohohet e drejta elementare për shkollim.

Ministri Bajrami, po ashtu, foli edhe për rëndësinë e kurseve intenzive, të cilat i paraprijnë regjistrimit të fëmijëve në shkollë dhe përkrahjen institucionale që iu nevojitet mësimdhënësve në organizmin e kurseve.

Ndryshe, OJQ “The Ideas Partnership” ka të sistemuar rreth 50 fëmijë të kopshteve 3-5 vjet, mbi 100 fëmijë të moshës 6-14, me të cilët organizohen aktivitete mësimore në gjuhën angleze, shkrim-lexim, matematikë, Klubin e Vajzave për parandalimin e braktisjes së shkollës tek vajzat dhe aktivitete të tjera, të cilat ndërlidhen me ngritjen e nivelit të shkollimit te këto komunitete.

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.