MASHT

Ministri Bajrami priti ish- ministrin e Arsimit të Austrisë, Erhard Busek

9 Mars, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami priti në takim ish- ministrin e Arsimit të Austrisë, z. Erhard Busek, me të cilin kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit Kosovë- Austri në fushën e arsimit, me theks të veçantë arsimin e lartë.

Ministri Bajrami falënderoi Qeverinë e Austrisë për ndihmën që ka dhënë në vazhdimësi për sektorin e arsimit, sidomos në arsimin profesional, ndërsa theksoi se orientimi i Qeverisë së Kosovës në këtë segment të arsimit është sistemi dual i arsimit, i cili siguron njerëz kompetent që mund të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Ministri Bajrami ka ripërsritur se, në kuadër të angazhimeve që po bëhen në përmirësimin e cilësisë në arsim, reformimi i arsimit profesional është prioritet.

Ndërsa, ish- ministri Busek e inkurajoi ministrin Bajrami që të vazhdojnë edhe më tutje me reformat e filluara në sektorin e arsimit profesional, ndërkaq theksoi rëndësinë e ndërlidhjes së programeve studimore me nevojat e tregut të punës.

Ish- ministri Busek, po ashtu e ka njoftuar nikoqirin e tij se, Fondi Evropian për Ballkanin, në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës kanë themeluar Qendrën për Studime të Avancuara, e cila ka synim ngritjen  dhe trajnimin e profesorëve për rritjen e efikasitetit në mësimdhënie.

Z. Busek kërkoi që përmes këtij bashkëpunimi Kosovë- Austri të dërgohen edhe kandidatë nga Kosova në këtë qendër, propozim të cilin ministri Bajrami e ka mirëpritur.

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.