MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në tryezën e rrumbullakët ‘’Arsimi i komuniteteve jo shumicë në Kosovë – sfidat dhe zgjidhjet”

9 Mars, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “arsimimi i komuniteteve jo shumicë në Kosovë – sfidat dhe zgjidhjet” të organizuar nga Këshilli Konsultativ për Komunitete.

Me këtë rast ministri Bajrami  ndër tjera tha  se arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësor është ndër prioritetet kryesore të MASHT,  e krahas kësaj  arsimimi  i komuniteteve  në Kosovë, e që është jo vetëm si e drejtë,  por  edhe si një bazë për zhvillimin  individual dhe të kuptuarit e diversitetit, promovimit dhe respektimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi.

Ministri Bajrami gjithashtu tha se Ministria e Arsimit, ka  siguruar tekstet shkollore falas për të gjithë, përfshirë këtu edhe  nxënësit komuniteteve, me përjashtim të atij serb të cilët ende  nuk janë të kyçur në sistemin arsimor të Kosovës.

Ministri Bajrami, gjithashtu foli edhe për  arsimin e lartë, me  ç’rast tha se për studentët e komuniteteve jo shumicë, janë siguruar kuotat për  regjistrim, ndërsa përmendi faktin se në Universitetin “Ukshin Hoti” të Prizrenit, mësimi zhvillohet  në 3 gjuhët e mjedisit,  kurse në Universitetin  “Haxhi Zeka” të Pejës, mësimi zhvillohet edhe në gjuhën Boshnjake.
 
Në vazhdim, ministri Bajrami, ndër tjera tha se MASHT, do të sigurojë infrastrukturën ligjore për  funksionalizim dhe mbështetje  Qendrave të  Mësimit, si dhe për  kuotat për regjistrim të studentëve  në Universitetin e Prishtinës.  

MASHT, do të botoi tekste shkollore  për  komunitetin Boshnjak dhe Turk, do të bëjë   botimin e teksteve shkollore në  gjuhën  Rome, do të angazhohet për zbatimin e  “Planit të Veprimit dhe Strategjisë për përfshirjen e komunitetit  Rom, Ashkali dhe Egjiptian  në  shoqërinë  Kosovare 2016/20,  si dhe do të bëjë  trajnimin e trajnerëve për  zbatimin e Kurrikulës së re të Kosovës  për mësimin  në gjuhën Boshnjake dhe Turke  etj.

Në fund, ministri Bajrami tha se në bashkëpunim me KFOS –in, do të  zbatojë projektin IPA 2014,  me qëllim të integrimit sa më të plotë të komuniteteve në sistemin tonë arsimor.

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.