MASHT

Ministri Bajrami nderohet ne Lublanë me çmimin special për kontribut të veçantë ne edukim dhe shtetndërtim

29 Nëntor, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ,z. Arsim Bajrami, nderohet në Lublanë ( kryeqytet i Sllovenisë) me çmimin special për kontribut te veçantë ne edukim dhe shtetndërtimit, të cilin në emër të Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes s Mesme dhe Ballkanit (Ifimes), ia dorëzoi ish -presidenti i Kroacisë z. Stipe Mesiq.

Ministri Bajrami me këtë rast ka falënderuar  përfaqësuesit e Ifimes–it dhe ish presidentin kroat , z .Mesiq  për çmimin e ndarë , njëherësh është shprehur se ndjehet shumë i nderuar  për faktin se ky çmim vjen nga një institut prestigjioz ndërkombëtar . 

Ndërsa e vlerësoi lartë dhe e falënderoi z. Mesiq, si një mik të madh të shqiptarëve për kontributin e tij dhe të shtetit kroat në mbështetje të  pavarësisë dhe afirmimit të Kosovës  në mekanizmat ndërkombëtar.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.