MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të shkollës në Llapushnik

26 Tetor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, nënkryetarin z. Xhavit Haliti dhe ministri i  Administratës  Publike z. Mahir Yagcilar, kanë marrë pjesë në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të shkollës fillore dhe të mesme të ulët në Llapushnik të Drenasit.
 
Me këtë rast, ministri Bajrami u  shpreh se është një moment shumë i rëndësishëm ngase jemi në një vend shumë të rëndësishëm. “Jemi afër shkollës së vjetër, cila ka qenë fortesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kjo shkollë ka pasur edhe rol të rezistencës kombëtare. Sot po nisim të ndërtojmë  një shkollë te re, shkollë e cila do të shërbejë si një vatër edukimi i këtyre fëmijëve, që të rriten dhe edukohen në frymë pozitive dhe të shërbejnë si qytetarë të denjë të Republikës së Kosovës”.
 
Ministri Bajrami theksoi se banorët e këtij fshati duhet të ndjehen krenarë për rolin që kanë pasur gjatë historisë. Ndërsa, ai tha se Qeveria sot po nisë një objekt modern të shkollës, një objekt i cili do të ofrojë kushte për mësimdhënie dhe mësimnxënie moderne.


 
“Jemi sigurt që nxënësit e kësaj shkolle do të kenë mundësi që të marrin mësim të avancuar, sepse shkolla do të ketë hapësira të mjaftueshme dhe do të këtë edhe sallën moderne të sportit, si dhe laboratorë, ndërsa do të angazhohemi që shkolla të ndërtohet në një afat sa më të shkurtër kohor dhe do të vazhdojmë me ndërtimin edhe të shkollave tjera në Drenicë”, tha ministri Bajrami.
 
Të pranishmit i përshëndeti edhe kryeparlamentari i Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli, i cili ndër tjera tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar që të krijojë kushte të mira për mësim cilësor kudo në Kosovë, që një ditë këta të rinj të bëhen të dijshëm  e të aftë për të mirën e tyre dhe të vendit.

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.