MASHT

Ministri Bajrami me këtë rast tha se, Kosova ka një kornizë të zhvilluar legjislative dhe të politikave që janë të favorshme për regjistrimin dhe shkollimin e fëmijëve, porse gjithpërfshirja dhe braktisja e shkollave janë problem glogal, i cili mund të te

27 Janar, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami, ka pritur sot udhëheqës të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF), të prirë nga udhëheqësja e këtij Fondi, znj. Nancy Murphy, me të cilët ka biseduar rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e arsimit.

Ministri Bajrami ka falënderuar përfaqësuesit e KAEF-it për mundësinë që iu kanë dhënë deri më tani studentëve kosovarë për të studiuar për studime master në universitetet amerikane.

Znj. Murphy e ka informuar ministrin se deri më tani 74 të rinjë kosovarë kanë përfituar bursë për të studiuar në universitetet amerikane, prej të cilëve aktualisht janë në studime atje 16 studentë. Ajo theksoi se KAEF është i interesuar që të përkrahë edhe më tutje studentët kosovarë përmes bursave.

Ministri Bajrami dhe znj. Murphy u dakorduan që të thellojnë bashkëpunimin, nga i cili do të përfitojnë studentët nga Kosova, e si rezultat edhe fusha e arsimit, gjë që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Last modified: 30 Gusht, 2022