MASHT

Ministri Bajrami mbajti konferencën e fundvitit me gazetarë

27 Dhjetor, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami në konferencën e fundvitit me gazetarë ka shpalosur të arriturat dhe sfidat në arsim, në nivelin parashkollor, parauniversitar dhe arsimin e lartë, si dhe në shkencë, ndërsa theksuar se ngritja e cilësisë vazhdon të mbetet prioritet kryesor i Ministrisë së Arsimit.

Ministri Bajrami ka theksuar se, sa i përket arsimit parafillor është punuar në hartimin e Kurrikulës së re, është rritur numri i nxënësve të përfshirë në këtë nivel të arsimit, janë licencuar më shumë se 60 kopshte private, janë trajnuar edukatorë dhe janë pajisur kopshtet me mjete të nevojshme.

Duke folur për të arriturat në arsimin parauniversitar, ministri Bajrami ka përmendur 5 shtyllat kryesore: miratimin e Strategjisë Kombëtare për Ngritjen e Cilësisë, përfundimin e pilotimit të Kurrikulës së re dhe shtrirjen e saj në nivel kombëtar, rishikimin e teksteve shkollore, ku janë evituar parregullsi në 86 tekste, miratimi i Planit Strategjik për Zhvillimin e Arsimit 2017- 2021 (dokument i përgatitur nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë dhe i mbështetur nga partnerët evropianë), ndërtimi i Kornizës së zhvillimit profesional të mësimdhënësve dhe vendosja e parimit të performancës. 

Ndërsa, nga të arriturat dhe sfidat të cilat e kanë përcjellë arsimin e lartë gjatë vitit 2016, ministri Bajrami i ka përmendur vendosjen e stabilitetit, cilësisë dhe konkurrencës në AL, duke përfshirë edhe kolegjet private, themelimin e Konferencës së Rektorëve si organ rregullativ, vendosjen e standardeve të larta të akredimtit të programeve dhe mbylljen e 71 programeve në universitete publike dhe kolegje private. 



Duke qenë se AL është nivel i arsimit që nxjerrë kuadro për ekonomi dhe industri, ministri Bajrami ka theksuar se, skema e re e financimit në AL do të bazohet në parimin e  performancës, ndërkaq ka shtuar se, është punuar në lidhjen ndërkombëtare të arsimit të lartë, ku gjatë vitit 2016 janë ndarë bursa për studime në universitetet ndërkombëtare, janë krijuar partneritete të reja brenda projektit Fullbright, janë ndarë bursat (CEPUS; TLP, Qeveria Hungareze, Universieti i Sheffield-it). Janë ndarë rreth 170 bursa për studentët elitarë të institucioneve publike të arsimit të lartë dhe 60 bursa për studentët e komuniteteve.

Është miratuar Ligji për Profesionet  Regulluara, ku studentët pas diplomimit duhet të japin edhe testin shtetëror të profesionit dhe është vazhduar me politikat e reja sa i përket pranimit të studentëve.

Sa i përket veprimtarisë kërkimore shkencore, ministri Bajrami ka theksuar se, MASHT ka vazhduar me ndarjen e granteve për projektet shkencore, duke mbështetur universitetet dhe studentët, ndërkaq ka thënë se së fondi Bashkimi Evropian ka krijuar mundësinë që Kosova të përitojë nga fondet evropiane në projektet Ertasmus +, Horizon 2020 dhe projekte të trjera.



Ministri Bajrami ka folur edhe për testin PISA, për të cilin tha se ka qenë kërkesë e tij menjëherë pas marrjes së mandatit, në mënyrë që të kemi  një matje reale sa i përket cilësisë në arsim. Ai theksoi se këto dy vite është punuar shumë dhe kjo punë që është bërë tashmë ka arritur në shkolla. Ministri u shpreh i sigurtë se vlerësimi i ardhshëm do të shënojë një progres të ngritjes së cilësisë. PISA 2018, tha Ministri, do të shënojë ngritjes të cilësisë, dhe kjo do të dëshmohet me ketë vlerësim. 

Kliko Përmbledhje e Raportit vjetor 2016

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.