MASHT

Urimi i ministrit Bajrami me rastin e përfundimit të gjysmëvjetorit të parë

23 Dhjetor, 2016

Të nderuar mësimdhënës, Të dashur nxënës, Gjatë këtij gjysëmvjetori të parë të vitit shkollor, Ju keni bërë një punë të madhe së bashku, prandaj ju falënderoj përzemërsisht për përkushtimin tuaj në arritjen e rezultateve sa më të mira.

Jam i sigurt se së bashku do të arrijmë suksese edhe më të mëdha gjatë gjysmëvjetorit të dytë, e po ashtu gjatë viteve të ardhshme.

Puna dhe suksesi i përbashkët i të gjithë neve do të thotë cilësi në arsimin parauniversitar. 

Prandaj, nxënës dhe mësimdhënës të dashur, ju uroj festat e fundvitit dhe pushim të këndshëm gjatë këtyre ditëve të pushimit dimëror.

Viti i ri sjelltë te ju shëndet e mirëqenie dhe energji të mjaftueshme për të arritur rezultate sa më të mira!

Mirupafshim më 10 janar 2017, datë që shënon fillimin e mësimit për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor.

Urime!
Suksese!

Me respekt,
Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.