MASHT

MËSIMI I PËRSHPEJTUAR PËR 441 NXËNËSIT E PESË FSHATRAVE TË KAMENICËS DO TË RIFILLOJË NGA DATA 5 MAJ

28 Prill, 2021

Nga data 5 maj, do t’a rifillojnë mësimin 441 nxënësit e 5 fshatrave të Kamenicës sipas Vendimit të Ministrisë së Arsimit për Organizimin e Mësimit Alternativ të Përshpejtuar.

Inspektorët e Arsimit, në koordinim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe drejtorë të këtyre shkollave, kanë filluar përgatitjet e duhura për zhvillimin e procesit edukativo- arsimor.

MAShTI pret nga komuna e Kamenicës të zbatojë në tërësi këtë vendim dhe mësimi të organizohet për nxënësit në këto shkolla:

– ShFMU “Hasan Prishtina”, në Busavatë,

– ShFMU “Asllan Thaqi”, në fshatin Karaçevë e Poshtme,

– ShFMU “Xhelal Sopi” në fshatin Petrocë,

-Për nxënësit e Paraleles fizike në fshatin Shipashnicë e Poshtme si dhe,

-Për nxënësit e paraleles fizike në fshatin Kopernicë.

Zbatimi i këtij vendimi nuk ka kosto shtesë për transport, pasi mësimi do të zhvillohet në shkollat ku nxënësit i kanë mbajtur më herët mësimet, ndërsa në lidhje me pagesat shtesë për mësimdhënësit është obligim i komunës të hartojë raportet e detajuara.

MAShTI pret nga mësimdhënësit të jenë të gatshëm të kryejnë detyrën e tyre, dhe askush nuk mund t’i pengojë ata gjatë procesit mësimor.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.