MASHT

MASHTI SHPALLË THIRRJE PUBLIKE PËR NOMINIM TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË SHKENCËS

28 Prill, 2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka shpallë thirrje publike për nominim të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës (KShC), e cila do të jetë e hapur deri më datën 17 maj 2021.

15 anëtarë me mandat 4 vjeçar, të cilët emërohen nga Kuvendi i Kosovës me propozim të Qeverisë.

Këshilli Kombëtar i Shkencës është trup profesional i themeluar nga Kuvendi i Kosovës që përkujdeset për zhvillimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe teknologjike në Republikën e Kosovës.

Bazuar në Ligjin për veprimtari kërkimore-shkencore, të drejtën e nominimit të anëtarëve të KShC-së e kanë institucionet shkencore si: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Universitetet, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë dhe institucionet tjera kërkimore -shkencore dhe të arsimit të lartë.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.