Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci dhe shefja e misionit të organizatës joqeveritare PLAY International, znj. Sara Kalvachova, nënshkruan sot Memorandum Mirëkuptimi për zbatimin e programeve edukative të sportit, si mjet për të edukuar dhe fuqizuar fëmijët dhe të rinjtë.
Ministrja, Arbërie Nagavci, nënshkrimin e këtij Memorandumi e ka vlerësuar të rëndësishëm për zhvillimin e shkathtësive të fëmijëve dhe të rinjve.
Znj. Sara Kalvachova, u shpreh e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet publike, në integrimin e metodave të sportit social, në kurset trajnuese për mësuesit dhe trajnerët e sportit.
Faza e parë e projektit do të zhvillohet në katër komuna: Fushë Kosovë, Lipjan, Obiliq dhe Shtime. Ndërsa faza e dytë e projektit do të përfshijë edhe katër komuna të tjera: Pejën, Ferizajin, Mitrovicën dhe Prizrenin.
Last modified: 8 Qershor, 2022