MASHT

Kryeministri i Kosovës vizitoi Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

8 Janar, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, z. Isa Mustafa, me të cilin ka biseduar për gjendjen në të gjitha nivelet e arsimit dhe për prioritetet e planet drejt ngritjes së cilësisë, por edhe për sfidat në këtë sektor.

Kryeministri Mustafa i ka uruar suksese ministrit Bajrami në detyrën që i është besuar dhe ka premtuar mbështetjen e tij të parezervë në realizimin e planeve dhe programeve që lidhen me zhvillimin e mëtutjeshëm të arsimit në Kosovë.

Ministri Bajrami, ka përmendur disa nga prioritetet që do të ketë gjatë punës së tij si ministër në arsimin parauniversitar, ndërsa theks të veçantë i vuri arsimit të lartë dhe shkencës. “Do të punojmë shumë që të arrijmë synimet tona në sektorin e arsimit dhe shkencës dhe kështu të arrijmë edhe cilësinë e dëshiruar”, tha ministri Bajrami.

Kryeministri Mustafa dhe ministri Bajrami u zotuan se do të punojnë së bashku për një arsim cilësor dhe të krahasueshëm me vendet e zhvilluara, gjë që do të ndihmonte edhe në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.