MASHT

Ministri Bajrami u takua me udhëheqësit e SBAShK-ut

6 Janar, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka pritur në takim kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), z. Rrahman Jasharaj dhe udhëheqësin financiar të kësaj Sindikate, z. Ymer Ymeri, me të cilët ka biseduar rreth kërkesave të fundit të sindikalistëve të arsimit adresuar Qeverisë së Kosovës.

Udhëheqësit e SBASHK-ut përsëritën kërkesën e tyre për fillimin e implementimit të Kontratës Kolektive për mësimdhënësit që nga 1 janari i këtij viti dhe ngritjen e pagave të punëtorëve të arsimit.

Ministri Bajrami premtoi angazhimin e tij maksimal rreth realizimit të të gjitha kërkesave të sindikalistëve. “Unë i përkrah kërkesat tuaja, sepse janë kërkesa legjitime dhe të arsyeshme. Ne po punojmë çdo ditë që këto kërkesa të realizohen në tërësi”.

Por, ministri kërkoi mirëkuptim nga sindikalistët dhe mësimdhënësit në përgjithësi për çështjet të cilat marrin kohë për t’u realizuar.

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.