MASHT

AMBASADA E BRITANISË MBËSHTETË PROKURIMIN PUBLIK TË MASHTI-T

31 Maj, 2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore të përfaqësuar nga Ambasada Britanike kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për fuqizimin e prokurimit publik.

Ministrja e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, me rastin e nënshkrimit tha se, ky Memorandum vjen si rezultat i përpjekjeve tona për të pasur prokurim publik efikas, transparent dhe të mirëmenaxhuar në ofrimin e shërbimeve publike cilësore dhe ruajtjen e interesit publik.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott u shpreh i kënaqur që Qeveria e Britanisë po e mbështet këtë projekt, i cili synon fuqizimin e prokurimit publik, përmes ofrimit të ekspertizës sipas nevojave specifike të MASHTI-t.

Ky Memorandum Mirëkuptimi ka për qëllim të përcaktojë parimet e përgjithshme të bashkëpunimit në fushën e prokurimit publik dhe do të realizohet përmes mbështetjes programore në kuadër të projektit “Fuqizimi i Prokurimit Publik në Kosovë”, i financuar nga Ambasada Britanike, zbatuar nga DAI Global UK.

Ky projekt i Ambasadës Britanike do t’i ofrojë mbështetje, bashkëpunim dhe përkrahje MASHTI-t, duke përdorë përvojën, ekspertizën dhe burimet njerëzore që disponon.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.