MASHT

ZV/MINISTRJA MALOKU BËRDYNA MORI PJESË NË ORGANIZIMIN VIRTUAL PËR PROMOVIMIN E RËNDËSISË SË ARSIMIT TË SIGURT

30 Maj, 2010

Liderë botërorë u mblodhën së bashku në fushatën #UniteToProtect për të ndarë mesazhe për rolin kyç të arsimit në krijimin e shoqërive më paqësore. Qëllimi i këtij organizimi ishte mbrojtja e arsimit nga sulmi e konflikti, sipas rezolutës A/74/275 të Kombeve të Bashkuara, e cila përcakton 9 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Arsimit nga Sulmi.

Rezoluta, e kryesuar nga shkëlqesia e saj Sheikha Moza bint Nasser, kryetare e Fondacionit “Arsimi mbi Të Gjithë” (EAA) dhe avokuese e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, tërheq vëmendjen për gjendjen e më shumë se 75 milionë 3-18-të vjeçarëve që jetojnë në 35 vendet e prekura nga kriza dhe nevoja e tyre urgjente për mbështetje arsimore.

Gjatë pesë viteve të fundit, ka pasur më shumë se 11,000 sulme të raportuara mbi arsimin në mbi 36 vende, sipas Koalicionit Global për të Mbrojtur Arsimin nga Sulmi (GCPEA). Shumë nga këto sulme përfshinin përdorimin e bombardimeve ajrore dhe granatimeve. 22,000 studentë, mësues dhe akademikë u vranë, u plagosën, u arrestuan ose u dëmtuan ndryshe në sulmet midis 2015-2019.

Mesazhi i plotë i zëvendësministres Maloku Bërdyna

“Ne duhet të #Bashkohemi Për të Mbrojtur fëmijët dhe të rinjët tanë nga sulmet kundrejt arsimit.

Duke bërë kështu, ne nuk i mbrojmë vetëm të drejtat themelore të njeriut, por fuqizojmë fëmijët dhe të rinjtë përreth globit të ndërtojnë shoqëri të drejta, paqësore dhe prosperuese.

Për ne në Kosovë, zëri i miliona njerëzve në vende të ndikuara nga konfliktet rezonon shumë afër.

Ne i bashkohemi komunitetit global në kampanjën #UniteToProtect, për mbrojtjen e arsimit nga sulmi, me qëllim të sigurimit të një të ardhme më të mirë për të gjithë”.

 G7I 8,https://www.youtube.com/watch?v=PXjWSodlsRY&list=PLKbQnyjUifeTSIugniVsFu8JNjS4Gb4zr&index=16&ab_channel=EducationAboveAll

Në vegzën më poshtë, mund të gjeni mesazhet nga liderët botërorë!

Last modified: 23 Gusht, 2022

Comments are closed.