MASHT

NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËVE MINISTRJA NAGAVCI VIZITOI DY SHKOLLA NË GJAKOVË

1 Qershor, 2021

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci ka vizituar gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, ku ka marrë pjesë në një orë mësimore të realizuar përmes platformës shkollat.org, sipas të cilës gjysma e nxënësve zhvillojnë orën duke qenë prezent në klasë dhe gjysma me pjesëmarrje online.

Duke uruar festën e 1 qershorit, ministrja Nagavci u zotua se, krijimi i kushteve për edukim dhe arsim cilësor për të gjithë fëmijët, si një prej tyo drejtave themelore të njeriut, është parakusht i punës së saj si ministre e Arsimit.

Ministrja Nagavci gjithashtu foli për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie, nëpërmjet krijimit të lehtësirave në mësimnxënie, ndërlidhjen e programeve me kërkesat e tregut të punës, krijimin e kushteve për zhvillimin e punës praktike dhe përmirësimin e orientimit dhe këshillimit në karrierë.

Ndër të tjera, Ministrja tha se, përkushtimi kryesor i jonë vazhdon të jetë sigurimi i shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve në shkollë, duke qenë se ende ndodhemi në situatë pandemie.

Larissa Bruun, zëvendësshefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë tha se, së bashku me Minisrinë e Arsimit do të shohim se si të vazhdojmë të ndihmojmë tutje fëmijët dhe adoleshentët në këtë kohë pandemie dhe të kontribuojmë në ruajtjen e shëndetit të tyre.

Më pas, ministrja Nagavci ka vazhduar vizitën në sh.m.u. “Mazllum Këpuska”, në Gjakovë, ku në emër të Ministrisë së Arsimit dhuroi 10 laptop, të cilët do të përdorën për nevojat e shkollës.

Përveç kësaj, ministrja ka ofruar mbështetje për ndërtimin e një salle të Edukatës Fizike meqë kësaj shkolle i mungon një e tillë.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.