Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka ndarë certifikata për 35 zyrtarë të kësaj Ministrie pas trajnimit ‘Fuqizimi i Prokurimit Publik në Kosovë’, i financuar nga Ambasada Britanike, zbatuar nga DAI Global UK.
Fokusi i këtij trajnimi ka qenë bashkëpunimi i departamenteve të Ministrisë me Divizionin e Prokurimit, si dhe përgatitja e specifikave teknike.
Ministrja Arbërie Nagavci përgëzoi zyrtarët të cilët u certifikuan, si pjesë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional të tyre, ndërsa shprehu besimin e saj se ky trajnim do t’iu shërbejë që në të ardhmen të ketë një prokurim të mirë-planifikuar, efikas, transparent dhe llogaridhënës.
Nagavci ka falënderuar Qeverinë e Britanisë për bashkëpunimin shumëvjeçarë në fushën e arsimit, ndërsa ka uruar që zyrtarët të zbatojnë suksesshëm njohuritë e fituara nga ky trajnim.
Jeffery Woodhames, përfaqësuesi i DAI Global UK tha se, prokurimi publik është tejet i rëndësishëm, andaj falënderoi MAShTI për bashkëpunimin në këtë fushë.
![](https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/03/337292039-871625873907715-8766212524655704728-n-1024x683.jpg)
Last modified: 25 Mars, 2023