MASHT

Zv/ministrja Anila Statovci Demaj mori pjesë në ceremoninë e shpalljes së fituesit të konkursit të projektit Triple Helix në Kosovë

11 Shkurt, 2016

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë zn.j Anila Statovci Demaj, mori pjesë  në ceremoninë e shpalljes së fituesit sipas konkursit të  projektit të Triple Helix në Kosovë,  ku mbi 25 organizata kanë shpalosur idetë tyre inovative .

Me këtë rast zv/ministrja  Anila Statovci Demaj ndër tjera tha se, Ministria e Arsimit ofron të gjitha kapacitetet për  edukimin cilësor të brezave të rinj, duke krijuar kështu edhe mundësitë e profilizimit  sipas kërkesave të tregut të punës. 

“MAShT është e angazhuar që të promovojë krijimin e partneriteteve dhe marrëveshjeve , e forma të ndryshme të bashkëpunimit me kompanitë e biznesit, gjithnjë në funksion të arritjes së shkathtësive praktike dhe mundësive për punësim” tha znj. Statovci Demaj. 

Në vazhdim zv/ministrja Statovci Demaj tha se, MAShT ka punuar edhe në strategjinë e inovacionit e cila ende nuk është promovuar zyrtarisht, por kjo do të ndodh së shpejti tha znj. Statovci Demaj. 

“ Janë rreth 50 rekomandime të cilat mund ti marrim parasysh, duke filluar nga inkorporomi i elementit të inovacionit në kuadër të punës së Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik e deri tek diaspora, me qëllim  të angazhimit të potencialeve të tyre inovative “ tha znj. Statovci Demaj.

Zv/ministrja Statovci Demaj , theksoi se Republika e Kosovës është në mes të Evropës  dhe ka potencialisht pjesën më të madhe të popullatës në moshë të re .

“Na takon që së bashku edhe me përkrahjen e partnerëve tanë ndërkombëtar të `punojmë në përmbushjen e standardeve edhe në fushën akademike dhe atë të inovacionit” tha në fund zv/ministrja Anila Statovci Demaj.

Projekti i Triple Helix , është i përkrahur nga Komisioni Evropian, si pjesë e platformës EDIF Ballkanit Perëndimor , objektivi i të cilit është të mbështesë Qeverinë e Kosovës në krijimin e një mjedisi të favorshëm në tre kahe,  n entitet arsimues, entitet qeveritar si dhe etnitet te financave apo biznesit,  bashkëpunimi për inovacione .

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.