MASHT

Zv/ministri Mustafa mori pjesë në hapjen e punëtorisë “Çështje të Historisë”

23 Maj, 2014

Zëvendësministri i Arsimit Nehat Mustafa mori pjesë në hapjen e punimeve të punëtorisë “Çështje të Historisë”, e cila shënon hapat e ri në mësimdhënien e historisë, e titulluar “Mbështetja për zbatimin e suksesshëm të Kurrikulës bërthamë, për historinë në Kosovë”.

Punëtoria është organizuar nga Shoqata e Mësimdhënësve të Historisë e Kosovës (ShMhK) dhe Shoqata Evropiane e Mësimdhënësve të Historisë (EuroClio), ndësra është mbështetur financiarisht nga Ambasada e Norvegjisë në Kosovë.

Temë qendrore e puntorisë së parë treditore është: “Multiperspektiviteti dhe risitë metodologjike”. Ndërsa, qëllimi është që mësimdhënësit e historisë të njihen me metodat e reja të mësimdhënies së kësaj lënde, e cila duhet të shërbejë edhe si ndihmesë profesionale në zbatim të Kurrikulës së Re të Kosovës.

Zëvendësministri Mustafa, me rastin e hapjes së punimeve, ndër tjera tha se, pret që kjo punëtori të sjellë informacione se si të kalojmë nga metodat memorizuese që i kemi mësuar dikur dhe i kemi zbatuar vetë si mësimdhënës, në të mësuarit analitik të historisë.

“Duhet të angazhohemi që në të ardhmen nxënësit t’i mësojmë që më shumë të mendojnë për ngjarjet e caktuara se sa t’i shndërrojmë në persona që vetëm mbajnë në mend (memorizojnë), pa hyrë në filozofinë e historisë”, tha zv/ministri Mustafa dhe theksoi se së pari duhet të kemi mësimdhënës, të cilët do ta kuptojnë dhe do të jenë në gjendje ta aplikojnë metodologjinë e re.

Zv/ministri Mustafa vlerësoi se është e nevojshme që krahas metodave të reja të mësimdhënies, të punohet edhe në të kuptuarit e metodave të reja të vlerësimit, sidomos për lëndën e historisë.

Fjalë hapje mbajti edhe z.Jonathan Even – Zohar, drejtor i EuroClio, shoqatë e cila numëron rreth 30 mijë mësimdhënës historianë nga vende të ndryshme të Evropës.

Ndryshe, në këtë punëtori e cila është mbështetur financiarisht nga Ambasada e Norvegjisë në Kosovë, përveq zyrtarëve të MAShT-it, po marrin pjesë mësimdhënës vendor dhe historianë nga vende të ndryshme të Evropës si: Anglia, Gjermania, Holanda, Portugalia, etj., të cilët do të ofrojnë përvojat më të suksessshme të mësimdhënies së lëndës së historisë në vendet e tyre.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.