MASHT

ZV/MINISTRI KELMENDI DHE PËRFAQËSUES TË GIZ-IT NË KOSOVË DISKUTUAN PËR DIXHITALIZIMIN E ARSIMIT

26 Maj, 2023

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi ka pritur në takim përfaqësuesit e GIZ-it në Kosovë, Tobias Seiberlich dhe Rrezarta Zhinipotoku-Behluli.

Zv/ministri Kelmendi dhe përfaqësuesit e GIZ-it diskutuan për qasjen strategjike të GIZ-it kur bëhet fjalë për dixhitalizimin në sektorin e arsimit, me fokus kontributin në zbatimin e komponentave të Strategjisë së Arsimit 2022-2026 në këtë fushë.

Ndër të tjera, në takim zv/ministri Kelmendi foli edhe për synimin e ministrisë së Arsimit që klasat të jenë të pajisura me teknologji dhe ndarjen e buxhetit për angazhimin e ekspertëve të ternologjisë, të cilët do t’i ndihmojnë shkollat në procesin e dixhitalizimit.

Last modified: 26 Maj, 2023

Comments are closed.